Google, Facebook dhe Twitter bashkohen për të luftuar pornografinë e fëmijëve online

Publikuar më: 11-08-2015

Screen_Shot_2015-08-10_at_2.55.45_pm.0.0Betejës kundër pornografisë së fëmijëve tanimë janë bashkuar dhe kompanitë më të mëdha teknologjike. Microsoft-it dhe Yahoo-së i janë bashkuar dhe Facebook, Google dhe Twitter.

Gjigandët e teknologjisë janë duke bashkëpunuar një ogarnizatë Britanike, Internet Watch Foundation (IWF), për të implementuar një sistem të ri i cili do të identifikojë dhe bllokojë imazhet pornografike online kur targeti i tyre janë fëmijët.

IWF ka prezantuar një teknologji të re e cila etikon imazhet e abuzimeve seksuale me disa kode që janë të ngjashëm me shenjat e gishtave. Ky etiketim gjenerohet nga një algoritëm i veçantë dhe sapo i bashkangjitet imazhit ai shndërrohet në një mjet identifikimi unik. Të gjitha kodet e etiketimeve ruhen në një listë të veçantë. Sapo sistemi implementohet, çdo imazh që ngarkohet në Twitter, Facebook dhe Google skanohet. Nëse rezulton se ky imazh është etiketuar nga IWF atëherë ai automatikisht nuk mund të ngarkohet dhe shpërndahet.

IWF deklaron se deri më tani ka zbuluar 500 uebfaqe në ditë që përmbajnë pornografi të fëmijëve. Sa më shumë imazhe skanohen aq më të larta janë mundësitë e zbulimit të fotove me imazhe abuzuese fëmijëve. Por kompanitë e tjera teknologjike duhen ndërgjegjësuar për këtë problem për të bërë më shumë përpjekje për të eleminuar sa më shumë përmbajtje pornografie online. (PC World Albanian)

Google, Facebook dhe Twitter bashkohen për të luftuar pornografinë e fëmijëve online
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)