Google është duke punuar me LG-në për ndërtimin e smarftonit të ardhshëm Nexus

Publikuar më: 05-07-2015

hero-980x653Pas muajsh spekullimesh përsa i përket partnerit që Google do të bashkpunonte për të sjellë në treg pajisjen e ardhshme Nexus, tanimë duket se kemi një përgjigje dhe kjo përgjigje është kompania LG. Sipas medias Android Pit, një burim i afërt me kompanitë ka konfirmuar se LG do të ndërtojë të ashtëquajturin Nexus 5 (2015).

Kjo zgjedhje e Google nuk është surprizuese, duke marrë parasysh faktin se nuk është hera e parë që Google bashkpunon me kompaninë LG për ndërtimin e pajisjeve të saj. Por për pak kohë qarkulluan fjalë se Huawei do të ishte prodhuesi i pajisjes së ardhshme Nexus. Ka shumë mundësi që Google të lançojë 2 pajisje të reja Nexus këtë vit. Flitet se Huawei do të krijojë një pajisje Nexus me përmasa më të mëdha, ndërsa LG do të sjellë një Nexus me përmasa normale që do të jetë e koduar nën emrin LG Angler.

LG Angler raportohet se do të ketë një ekran 5.2 inç dhe një bateri me kapaciteti 2700mAh ndërsa pajisja e ndërtuar nga Huawei ekran 5.7 inç, bateri me kapacitet 3500 mAh dhe do të përdorë procesor Snapdragon. Nëse raporti i Android Pit është i saktë atëherë presim që këtë vit tregu i pajisjeve teknologjike të pasurohet nga një pajisje LG Nexus dhe duke qënë se këtë vit do të lancohet dhe Android M atëherë pajisja e re pritet të përdorë këtë sistem operativ. (PC World Albanian)

Google është duke punuar me LG-në për ndërtimin e smarftonit të ardhshëm Nexus
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)