Harduer

Google është duke ndërtuar një departament të ri hardueri nën drejtimin e ish CEO-s së Motorola

May 2 2016
0 Shpërndarje
Google është duke ndërtuar një departament të ri hardueri nën drejtimin e ish CEO-s së Motorola

Alphabet-Org-Chart-640x395Google po ndërton një divizion harduerësh! Të paktën kështu shkruante Recode ditën e sotme me pretendimin si Google po formon një departament të ri brenda kompanisë e cila do të vihet në drejtimin e ish shefit të Motorola, Rick Osterloh.

Motorola ishte “departamenti i vjetër i harduerit” pranë Google të cilin kompania nuk e donte. Osterloh iu bashkua Google pas blerjes së Motorola në 2011 dhe u vendos CEO. Në 2014-tën Google e shiti Motorolën tek Lenovo dhe Osterloh u largua nga kompania pas riorganizimit që pësoi.

Departamenti i ri do të jetë po aq i rëndësishëm sa Android-i, Yotube, reklamat dhe motorit i kërkimit. Sipas raportit, ky departament do të jetësojë të gjitha projektet harduerike të kompanisë si telefonët dhe tabletët Nexus, laptopët Chromebook madje edhe eksperimentet e Google si router-at OnHub apo syzet Google Glass. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>