Google eksperimenton me një mjet të testimit të shpejtësisë së internetit në rezultatet e kërkimit

Publikuar më: 30-06-2016

Google-Speed-Test-Cars-796x398Të gjithë duan të dinë shpejtësinë e internetit që shfrytëzojnë. Një muaj nga lançimi i fast.com nga Netflix, Google po përpiqet tu mundësojë përdoruesve një mjet për testimin e shpejtësisë së internetit direkt nga rezultatet e kërkimit.

Aktualisht Google po kryen disa testime në laboratorët e saj të matjes. Ne nuk posedojmë një pamje akoma të këtij mjeti gjatë testimit ndërkaq rezultati i kërkimit për togfjalëshit “internet speed test” është si në figurën mëposhtë:

Cl-AOBbVAAARLBMGjithashtu informacioni i servirur nga fotoja në fjalë tregon disa paralajmërime të Google se testimi konsumon më pak se 40 MB të dhëna, një shifër kjo aspak e lartë po ta krahasojmë me mjetet e tjera të testimit online. (PCWorld Albanian)

Google eksperimenton me një mjet të testimit të shpejtësisë së internetit në rezultatet e kërkimit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)