Google Drive lë 1.5 % të përdoruesve pa shërbim

Publikuar më: 09-08-2016

google_drive_logo-930x488Google Drive mund të ketë funksionuar ditën e djeshme për ju por jo për të gjithë përdoruesit. Gjigandi i motorit të kërkimi raportoi ditën e djeshme probleme me shërbimin Drive dhe është kjo arsyeja që fshihet nëse keni pasur probleme të qasjes të Hënën.

Njoftimi i parë erdhi në orën 17:50 me orën tonë lokale kur edhe Google konfirmoi hetimet lidhur me çështjen. Më pas kompani premtoi një rregullim rreth orës 20:50 por që nuk erdhi.

Në atë moment Google specifikoi problemet që prekën 1.5 % të përdoruesve që i bie të jetë afro 3.6 milion sipas përllogaritjeve të 240 milion përdoruesve në total raportuar në tetor të 2014-tës shkruante VentureBeat.

Përdoruesve u shfaqej një mesazh gabimi: “Serveri pësoi një gabim. Ju lutemi provoni më vonë.” Shërbimi Google Drive nuk shquhet për probleme të tilla qasjeje. E fundit ishte në Tetor. Në orën 11:10 Google njoftoi se problemet ishin zgjidhur përfundimisht. (PCWorld Albanian)

Google Drive lë 1.5 % të përdoruesve pa shërbim
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)