Google dorëzohet përballë Europës. Do të ndryshojë algoritmin e rezultateve të kërkimit

Publikuar më: 23-05-2015

google_logo-100358365-largeKonflikti kaq shumë i përfolur mes Europës dhe Google e ka bërë këtë të fundit të rishikojë dhe njëherë politikat dhe praktikat që kompania përdor. Në datën 21 prill Google do të aplikojë disa ndryshime përsa i përket algoritmit që ajo përdor për shfaqjen apo renditjen e rezultateve të kërkimit. Algoritmi do të fillojë të favorizojë faqet ‘miqësore’ ndaj ekrane të vegjël; faqet me shkrime të mëdha, lidhje të lehta për tu klikuar dhe ato që i përshtaten pajisjes që përdoruesi po përdor. Këto faqe do të renditen në një nivel më të lartë.

Kohët e fundit është raportuar se rreth 60% e trafikut të internetit vjen nga pajisjet mobile dhe Google kërkon që përdoruesit e saj të kenë një përvojë të mirë sa herë klikojnë mbi një faqe. Kompania bëri të ditur aplikimin e këtyre ndryshimeve që në muajin shkurt. Përditësimi pritet të shkaktojë një tronditje të madhe përsa i përket renditjes së faqeve të ndryshme online. Ai është quajtur ndryshe ‘Mobile geddon’ për vet faktin se mund të ketë përmasa ‘apokaliptike’ për miliona uebfaqe.

Që pas datës 21 prill pritet që biznese të ndryshme të shohin një rënië të ndjeshme në numrin e vizitorëve në faqet e tyre. Kjo do të sjellë pasoja akoma më të këqija për ato biznese  që i përdorin faqet online si një mënyrë komunikimi apo lokalizimi me klientët e tyre. Me anë të këtij ndryshimi Google po vë në plan të parë eksperiencën e përdoruesit dhe në plan të dytë vendos përmbajtjen. Kjo për shkak se nuk ka shumë rëndësi përmbajtja nëse përdoruesi klikon në një faqe nga smartfoni i tij dhe përmbajtja  është në të shumtën e rasteve e palexueshme pasi faqes i mungon përshtatshmëria me ekranin.

Por nuk janë vetëm bizneset e vogla që do të ndikohen nga ky ndryshim në algoritëm. Kompania e marketingut Somo lancoi një studim javën e shkuar rezultatet e të cilit tregonin se marka të mëdhaja si American Apparel, The Daily Mail, Ryanair do të renditen më poshtë sec janë sot në rezultatet e kërkimit në Google. Pra ky ndryshim do të prekë pa dallim uebfaqet e thjeshta e deri tek bizneset apo markat e njohura. Na mbetet të shohim se si do të ndikojë kjo gjë dhe në faqet shqiptare. (PCWorld Albanian)

Google dorëzohet përballë Europës. Do të ndryshojë algoritmin e rezultateve të kërkimit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)