Google do të prezantojë dy smartfonë Nexus më 29 shtator

Publikuar më: 04-09-2015

google-android-marshmallow-5Gjigandi i motorit të kërkimit, Google, ka lajmëruar se do të mbajë një eveniment në datën 29 ShtatorSan Francisco ku do të hedhë dritë mbi smartfonët Nexus, aq shumë të përfolur kohët e fundit. Do të prezantohen dy modele: një ndërtuar nga LG dhe tjetri nga Huawei.

Ato çfarë ofrojnë smartfonët Nexus është një eksperiencë e pastër të Android. Ata do të jenë të parët që do të pajisen me sistemin e ri operativtë prezantuar pak javë më parë, Android Marshmallow. Ky debutim është diçka shumë e rëndësishme dhe për Huawei, kompaninë e cila prodhon telefonë dhe tabletë Android por është hera e parë që ndërton një produkt të linjës Nexus. Huawei do ta përdorë këtë bashkëpunim me Google për të forcuar prezencën e saj në treg dhe pse jo për tu bërë pjesë e tregjeve të reja amerikane dhe europiane.

Ndërsa përsa i përket marrëdhënies Google dhe LG, mund të themi se është hera e tretë që gjigandi i motorrit të kërkimit bashkëpunon me këtë kompani për ndërtimin e një smartfoni Nexus. Prodhuesi korean u mor me ndërtimin e Nexus 4 dhe Nexus 5, që spikatën për dizajnin dhe komponentët. Ajo që nuk është ende e qartë ngelet çmimi i tyre. (PC World Albanian)

Google do të prezantojë dy smartfonë Nexus më 29 shtator
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)