Google do të ofrojë 5.5 milion dollar në ndihmë të krizës së refugjatëve

Publikuar më: 16-09-2015

Screen-Shot-2015-09-15-at-2.39.37-PMGoogle po përpiqet të inkurajojë njerëzit të dhurojnë për të ndihmuar emigrantët dhe refugjatët në të gjithë botën e veçanërisht ato Sirianë në këto krize. Kompania tha se do të dhurojë 5.5 milion dollar.

Paratë e dhuruara do të shpërndahen në katër organizatat globale jofitimprurëse: Without Borders, International Rescue Commitee, Save the Children dhe Komisionin e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.

Kjo nuk është hera e parë që Google dhuron për një kauzë humanitare. Vetëm javën e shkuar kompania dhuroi 1 milion dollar në ndihmë të refugjatëve. Aktualisht Europa por përballet me një situatë emergjente të refugjatëve që lënë vendbanimet e tyre në Lindjen e Mesme dhe Afrikë për ti shpëtuar luftës dhe varfërisë.

Falë kontributeve të ngjashme, katër organizatat në fjalë do të ofrojnë mbështetje për refugjatët. Specifikisht, Doctors Without Borders do të ofrojnë trajtim psiqik, ushqim në kampe dhe ndihmesë në lindjen e nënave shtatëzëna. International Rescue Commitee do të ofrojë ndihmesë për refugjatët nga Afganistani dhe Siria. Save the Children do të ofrojë ushqim dhe veshmbathje për fëmijët. Ndërsa Komisioni i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët do të ofrojë ushqim, ujë dhe kujdes shëndetësor për Sirianët. (PCWorld Albanian)

Google do të ofrojë 5.5 milion dollar në ndihmë të krizës së refugjatëve
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)