Google do të implementojë një ndërfaqe të re të panelit të njoftimeve në Android N

Publikuar më: 04-03-2016

android-n-shade-100647841-largeSë bashku me ndryshimin e emërtimit, çdo version madhor i Android sjell edhe disa ndryshime të prekshme në dizajn dhe funksionalitet.

Sipas një raporti të Android Police, Android N mund të sjell disa ndryshime në dizajnin e panelit të njoftimeve me disa shtesa të dobishme. Në fotot e paraqitura është një ndërtim i hershëm i Android N që do të thotë se gjërat mund të ndryshojnë në të ardhmen.

android-n-notifications-100647849-large

Ajo që do të vini re është eksperienca e re e panelit të njoftimeve e cila duket të distancohet nga dizajni në formën e kartave drejt një dizajni të unifikuar. Risia tjetër konsiston tek shkurtesat e cilësimeve që do të jenë më të shumta në numër dhe si rezultat paneli i njoftimeve përbëhet nga disa faqe.

notification-shade-100647850-largePresim që Google të zbulojë më shumë detaje gjatë konferencës së zhvilluesve I/O që do të mbahet në muajin Maj. Me Android Marshmallow, Google thjeshtë shtoi disa funksionalitete ndërsa me Android N gjigandi i motorit të kërkimit ka shansit të implementojë ndryshe në ndërfaqe siç ndodh ne çdo version çdo dy vite. (PCWorld Albanian)

Google do të implementojë një ndërfaqe të re të panelit të njoftimeve në Android N
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)