Google dhe Lenovo kanë rënë në dashuri me të njëjtën gërme “e”

Publikuar më: 06-09-2015

Untitled2Dy nga markat teknologjike më të mëdha në botë aktualisht kanë ridizenjuar logot e tyre këtë vit: Lenovo në Qershor dhe Google pak ditë më parë. Që të dy logot kishin një gërmë “e” në dizajnet e tyre origjinale, por pas ndryshimit, “e”-të e tyre ngjasojnë së tepërmi.

Këndi është identik. Ngjashmëria nuk është asgjë tjetër veç rastësi, sigurisht. Kur u pyet Tobias Freere-Jones, ekspert dizajni, ai tha se shpresoj që kjo “e” të mos shndërrohet në “diçka”.

Lenovo me “e”-në e Google

Untitled1

Google me “e”-në e Lenovo

UntitledDy kompani të mëdha po e përdorin këtë “e”, dhe ka shumë të tjerë edhe jashtë industrisë së teknologjisë. Kjo na bën të mendojmë se me të vërtetë mund të fshihet diçka pas kësaj “e”. (PCWorld Albanian)

Google dhe Lenovo kanë rënë në dashuri me të njëjtën gërme “e”
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)