Google dhe Fiat Chrysler shpallin bashkëpunimin për ndërtimin e 100 automjeteve me sistem vetëdrejtimi brenda 2017-tës

Publikuar më: 04-05-2016

Google-Chrysler-minivans-930x619Google ditën e sotme njoftoi bashkëpunimin me Fiat Chrysler, një partneritet i cili do të hedhë në rrugë plot 100 makina të reja të modelit Pacifica brenda 2017-tës. Ky bashkëpunim i cili u vu në qendër të spekulimeve javën e kaluar tashmë është zyrtar.

Në një postim në Google+, gjigandi i motorit të kërkimit shkruante: “Po planifikojmë të dyfishojmë flotën tonë të makinave me 100 modele të reja Chrysler Pacifica Hybrid në 2017-tën, dhe besojmë se një numër i vogël i tyre do të dalin në rrugë brenda këtij viti.”

Ajo që bie më shumë në sy me këtë njoftim është ndryshimi i qasjes së Google nga makinat sportive të tipit Lexus në diçka më familjare. Kompania u shpreh minivanët e Chrysler janë një mundësi e artë për të testuar automjete më të mëdha më të lehta për pasagjerët për të hyrë dhe dalë. Chrysler do të kujdeset për prodhimin e automjeteve dhe kompjuterat në bord.

Shefi i grupit Fiat Chrysler, Sergio Marchione, u shpreh për USA Today se Google dhe të tjera kompani teknologjike “nuk janë armiku ynë.” Në 2009-tën, Fiat bleu Chrysler pas falimentimi të këtij të fundit.

Prodhues të tjera makinash si Audi kanë flirtuar vazhdimisht me sistemet e vetëdrejtimit. BMW dhe Daimler vitin e kaluar ndërprerë bashkëpunimin me Apple për ndërtimin e një makine iCar me sistem vetëdrejtimi. (PCWorld Albanian)

Google dhe Fiat Chrysler shpallin bashkëpunimin për ndërtimin e 100 automjeteve me sistem vetëdrejtimi brenda 2017-tës
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)