Google dhe 5 kompani Aziatike të telekomunikacionit vënë në funksion kabllin optik nënujor me kapacitet 60Tbps

Publikuar më: 03-07-2016

google-cable-640x481Google së bashku me pesë kompania Aziatike telekomunikacioni kanë filluar të shfryëzojnë një kabëll optik nënujor i cili lidh Japonin me shtetin e Oregonit në SHBA.

Me një kapacitet prej 60 Terabajt, “ky është kablli optik nënujor me kapacitetin më të lartë ndërtuar ndonjëherë,” dhe Google do të ketë qasje në 10 Terbajt, njoftoi gjigandi i motorit të kërkimit.

“Do ta shfrytëzojmë për të mbështetur përdoruesit tanë të Google Apps dhe Platformës Cloud,” shkruante njoftimi.

NEC është furnizuesi i cili ndërtoi kabllin 300 milion dollarësh për Google, Chine Mobile, China Telecom, Global Transit, KDDI dhe Singtel. Nuk do të vijojë edhe për shumë kohë të jetë kablli nënujor me kapacitetin më të lartë sespe Microsoft dhe Facebook prezantuan para pak ditësh projektin e tyre të ndërtimit të një kablli nënujor me kapacitet 160 Terabajt dhe do të lidhe brigjet e Europës me atë të SHBA-ve në Tetor të 2017-tës.

Gjigandi i motorit të kërkimit Google, i vetëm do të ketë qasje në një çift fibrash, një për dërgimin dhe një për marrje. Secila prej fijeve numëron 100 gjatësi vale ku secila prej tyre ofron një kapacitet 100Gbps. Ky është kablli i katër optik nënujor ku Google ka pronësi. (PCWorld Albanian)

Google dhe 5 kompani Aziatike të telekomunikacionit vënë në funksion kabllin optik nënujor me kapacitet 60Tbps
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)