Google dëshiron tju ndihmojë të zgjidhni smartfonin e duhur

Publikuar më: 13-06-2015

Screen_Shot_2015-06-12_at_8.07.40_AM.0.0

Në ditët e sotme në treg gjen një larmishmëri smartfonash të cmimeve, specifikave, formave të ndryshme. Por kompania Google do t’ju sugjerojë më të mirin për ju në bazë të asaj që ju kërkoni. Google, fare pa u ndjerë, ka lançuar një ueb aplikacion të quajtur ‘Which Phone’ e cila ndihmon përdoruesit të zgjedhin se cili smartfon është i duhuri për ta.

Ky aplikacion ju kërkon të zgjidhni tri aktivitetete që ju kryeni më shumë në smartfonin tuaj, për shembull navigimi në internet, muzika, komunikimi etj dhe shpeshtinë e kryerjes së tyre. Më pas Google i analizon zgjedhjet tuaja dhe ju sugjeron tri smartfona së bashku me uebfaqen ku mund ti blini ata.

Dhe pse ‘Which Phone’ është një vegël e dizenjuar mirë, nga testimet ka rezultuar se sugjerimet e saj janë në shumicën e rasteve të njëjta. Në pjesën më të madhe të kombinimeve Google ju sugjeron LG G4, Galaxy S6 apo Galaxy S6. Dhe nëse ju kërkoni një smartfon më të lirë, do t’u sugjerohen versionet e mëparshme të këtyre smartfonëve. Për fat të mirë ju mund të kërkoni dhe në bazë të cmimeve, përmasave, ngjyrës etj.

Zgjedhja e këtyre opsione do t’ju shfaqë sugjerime më specifike, por ndonjëherë dhe të pazakonta. Pavarësisht rezultateve që sugjeron kjo vegël, dicka e tillë e cila i vjen në ndihmë konsumatorëve është për tu vlerësuar. (PC World Albanian)

Google dëshiron tju ndihmojë të zgjidhni smartfonin e duhur
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)