Lajmet

Google dërgon versionin final eksperimental të Android 7.1 në telefonët Nexus

Nov 23 2016
0 Shpërndarje
Google dërgon versionin final eksperimental të Android 7.1 në telefonët Nexus

android-nougat-100669396-largeAndroid 7.1 së shpejti do të zgjerohet përtej telefonëve Pixel. Përditësimi final i versioneve eksperimentale të Android 7.1 është publikuar ditën e sotme që do të thotë se nëse keni një telefon Nexus mund ta testoni menjëherë.

Google tha se përditësimi do të dërgohej tek telefonët në javët në vijim nëse jeni pjesë e programit Beta. Nëse nuk mund të prisni mund të instaloni manualisht.

Skedarët e Android 7.1 janë të disponueshme aktualisht për Nexus 6P, Nexus 5X dhe Pixel C. Ai që nuk përmendet në postimin në blog të Google është asistenti virtual i cili besohet se do të jetë një ekskluzivitet i telefonëve Pixel.

Për të shmangur konfuzione, përditësimi do të quhet Android 7.1.1 kur të lançohet zyrtarisht. Përmban rregullime gabimesh dhe përmirësim të performancës krahasuar me versionin 7.1 të telefonëve Pixel.

Edhe këta të fundit do të marrin përditësimin në ditët e para të Dhjetorit kur versioni final të lançohet në telefonët Nexus. (PCWorld Albanian)

Tags >

android
Lajmet e fundit>