Google braktis Adobe Flash në favor të HTML5 nga rrjetet e saj të reklamimit

Publikuar më: 09-02-2016

uninstall-flash-640x329Në faqen e Adword në rrjetin social Google+, gjigandi motorit të kërkimit zbuloi se do të largojë përgjithnjë nga përdorimi Flash në rrjetet e saja të reklamimit në favor të HTML5 brenda datës 2 Janar 2017.

Duke filluar që nga data 30 Qershor 2016, Google nuk do të pranojë më reklama Flash nga reklamuesit. Janari i 2017-tës do të shënojë edhe tranzicionin e plotë nga Flash në HTML5. Përjashtohen nga ky ndryshim vetëm reklama video.

Braktisja e Flash ka filluar që vitin e kaluar nga gjigandë të njohur të internetit si Google, Microsoft dhe Mozilla. Madje edhe vetë Adobe është bindur se Flash ka marrë fund ku ditën e sotme njoftoi ribrandimin e Adobe Flash Professional në Abobe Animate i cili do të shërbejë për ndërtimin e reklamave në HTML5. (PCWorld Albanian)

Google braktis Adobe Flash në favor të HTML5 nga rrjetet e saj të reklamimit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)