Lajmet

Google bashkëpunon me UNICEF për të ndërtuar një hartë të vendeve të prekura nga virusi Zika

Mar 3 2016
0 Shpërndarje
Google bashkëpunon me UNICEF për të ndërtuar një hartë të vendeve të prekura nga virusi Zika

googleGoogle njoftoi ditën e sotme se inxhinierët e kompanisë po punonin së bashku me UNICEF duke analizuar të dhënat në përpjekje për të ndërtuar një hartë të përhapjes së virusit Zika.

Gjigandi i motorit të kërkimit ka dhuruar plot 1 milion dollar UNICEF-it për të ndihmuar vullnetarët e organizatës në terren kryesisht në Amerikën Latine. Përhapja e këtij virusi në këtë kontinent filloi me Brazilin vitin e kaluar ku janë konfimuar plot 4,863 raste.

Ky virus përhapet përmes mushkonjave dhe aktualisht Amerika Latine është më e prekura sipas kombeve të bashkuara. Megjithatë Google bëri të ditur se një ekip vullnetar përbërë nga inxhinierë, dizajner dhe hulumtues të dhënash do të ndihmojnë UNICEF-in të ndërtojë një platformë e aftë të përpunojë të dhëna nga disa burime.

“Qëllimi i kësaj platforme me kod të hapur është identifikimi i zonave me përhapje të mundshme të virusit Zika dhe kështu organizatat si UNICEF, së bashku me qeveritë e vendeve do të dinë se ku të përqendrojnë përpjekjet e tyre,” u shpreh një zëdhënës i Google. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>