Google bashkëpunon me Adobe për të reduktuar përdorimin e Flash në Chrome

Publikuar më: 05-06-2015

browser_roundup_sept_2014_chrome_screen-100438108-largeGoogle së bashku me Adobe po përpiqet të reduktojë përdorimin e baterisë duke ulur sasinë e përmbajteve Flash që luhen automatikisht nga shfletuesi. Një funksionalitet i ri, i disponueshëm në versionin beta, do të ndërpresë automatikisht luajtjen e përmbajtjeve Flash që nuk cilësohet si primare në një faqe të hapur. Por përmbajtjet si videoja kryesore në një faqe do vazhdojnë të luhen automatikisht.

Në momentin që Chrome ndërpret luajten e përmbajtjes, përdoruesit mund të zgjedhin ta shohin atë duke klikuar mbi ‘Play’. Ky ndryshim do të bëjë që faqet të ngarkohen më shpejt ndërkohë që reduktohet sasia e energjisë që ato kërkojnë nga bateria. Google ka në plan të sjellë këtë ndryshim për të gjithë përdoruesit e Chrome në muajin shtator. Por ata që nuk e preferojnë këtë gjë, farë thjesht mund të klikojnë në konfigurimet e Chrome ‘Run all plugin content’.

Funksionaliteti do të hedhë poshtë reputacionin e Chrome si një konsumues gjigand energjie krahasuar me shfletuesit e tjerë. Por ky është një lajm i keq për reklamuesit online që përdorin përmbajtjet Flash. Kjo sepse tani e tutje do të ulen mundësitë e shikueshmërisë të përmbajtjes nga përdoruesit. Ja përse Google i ka lejuar reklamuesit që konvertojnë përmbajtjet e tyre Flash në HTML5, në këtë mënyrë ndryshimi nuk do të ndikojë në fushatën e reklamuesve. (PC World Albanian)

Google bashkëpunon me Adobe për të reduktuar përdorimin e Flash në Chrome
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)