Google Allo, mos e përdorni thotë Eduard Snouden

Publikuar më: 23-09-2016

edward-snowden-730x399Pasi Google bëri premtime të mëdha me lançimin e aplikacionit të komunikimit Allo dhe funksionaliteteve të avancuara që përmbante, ka ardhur reagimi i ish nënkontraktorit të NSA-së tashmë në mërgim Eduard Souden.

Në një cicërimë të publikuar në rrjetin social Twitter ai arriti në konkluzionin se Allo është arma më e re e përgjimit për Shtetet e Bashkuara. “Shkarkoni falas: Google Mail, Google Maps dhe Google Mbikëqyrjen, Ky është Allo. Mos e përdorni Allo,” u shpreh ish agjenti i NSA-së.

Ky qëndrim erdhi pas një raportimi të The Verge se Google po tërhiqej nga disa premtime të bëra lidhur privatësinë e aplikacionit. Gjatë konferencës I/O kompania i referohej aplikacionit si një hap përpara në privatësi.

snowJo vetëm që do të kishte enkriptim fundor për bisedat private por mesazhet do të ruheshin vetëm përkohësisht dhe jo përgjithnjë.

Sipas The Verge version i publikuar së fundi i Allo do të ruajë të gjitha mesazhet gjer sa përdoruesi ti fshijë ato manualisht duke i dhënë Google qasje të plotë në historikun e bisedës.

Megjithatë enkriptimi fundor ngelet e kjo do të thotë se Allo nuk është terësisht i pasigurtë dhe ka të njëjtin protokoll enkriptimi si aplikacioni Signal të cilin Snouden e lavdëronte. (PCWorld Albanian)

Google Allo, mos e përdorni thotë Eduard Snouden
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)