Google akuzohet për fshirjen e Palestinës nga shërbimi i hartave

Publikuar më: 10-08-2016

1025Google është akuzuar për fshirjen e Palestinës nga shërbimi i hartave Google Maps. Gjatë kërkimit të Palestinës në Google Maps, hartat tregojnë një pozitë gjeografike të nënvizuar por pa një emërtim përkatës të shtetit të Palestinës ndërkaq ajo e Izraelit nuk mungon.

Ndërsa 136 shtete të anëtare të Kombeve të Bashkuara e njohin Palestinën si shtet të pavarur, SHBA-të dhe disa shtete të tjera nuk mbajnë të njëjtin qëndrim. Përfaqësimi i Palestinës në Google Maps nuk ka ndryshuar edhe pas një deklarate të lëshuar nga një forum gazetarësh nga Palestina e cila dënon aktin e Google.

Kjo deklaratë është përhapur kaq shumë në internet dhe rrjetet sociale saqë njerëzit po shprehin zemëratën e tyre me tagun #PalestineIsHere. Një zëdhënës i Google tha emërtimi Palestinë në Google Maps nuk ka ekzistuar ndonjëherë por që është zbuluar një gabim i cili ka bllokuar emërtimet “Banka Perendimore” dhe “Rripi i Gazës.”

Një peticion i lançuar gjatë muajit Mars i cili kërkonte nga Google të shfaqte emërtimin Palestinë në harta ka arritur me mbi 250,000 nënshkrime. Ndërsa asgjë nuk ka ndryshuar, kjo zemëratë e shprehur online nga miliona përdorues shtron pyetjen rreth ndikimit të teknologjisë së hartave në këndvështrimin e njerëzve rreth botës.

Por ky nuk është rasti i parë i cili ka shkaktuar reagim të gjërë publik. Përdoruesit në Rusi gjatë qasjes në hartat e Google shohin një vijë të trashë kufitare ndarëse mes Rusisë dhe Krimesë. Jashtë Rusisë ato vërejnë një Krime të rrethuar nga një vijë e ndërprerë për të lënë të kuptohet se është territor i pushtuar. (PCWorld Albanian)

Google akuzohet për fshirjen e Palestinës nga shërbimi i hartave
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)