Google aktivizoi enkriptimin HTTPS për të gjitha uebfaqet nën domeinin Blogspot

Publikuar më: 05-05-2016

ssl_padlock-100620763-largeTë gjitha blogjet e hostuara në domeinin blogspot.com mund të aksesohen vetëm përmes një lidhjeje të enkriptuar HTTPS. Ky ndryshim do tu japë më shumë kontroll përdoruesve dhe lexuesve të cilët vlerësojnë më së shumti privatësinë.

Google kishte filluar të ofronte kalimin në një lidhje të enkriptuar për të gjitha blogjet që në muajin Shtator të vitit të kaluar. Tani e tutje Google po ofron një opsion që do i ridrejtojë të gjithë vizitorët drejt një lidhjeje të enkriptuar HTTPS automatikisht. Ata që kanë në zotërim blogjet duhet ta aktivizojnë këtë funksion ose përndryshe vizitorët do të vijojnë të qasen në uebfaqe përmes një lidhjeje të pa enkriptuar.

Padyshim që do të kishte qenë më mirë kalimi në HTTPS automatikisht pa pasur nevojë të aktivizohet manualisht por Google raportoi për probleme me disa përdorues. Këto probleme fillojnë kur uebfaqja ngarkon foto dhe video që vinë nga burime të paenkriptuara në ueb.

Ky nivel sigurie është vetëm për nën domeinet blogspot ndërsa blogjet me adresë personale nuk kanë marrë akoma mbështetjen për HTTPS. Kjo e vendos Google pas WordPress.com ku ky i fundit ka aktivizuar enkriptimin për të gjitha faqet edhe ato personale. (PCWorld Albanian)

Google aktivizoi enkriptimin HTTPS për të gjitha uebfaqet nën domeinin Blogspot
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)