Google adreson problemin e sigurisë Stagefright në linjën Nexus. Po Samsung, LG dhe Sony?

Publikuar më: 06-10-2015

150817-google-marshmallow-07-100608186-largeDitën e sotme Google ka adresuar dy kërcënimet e sigurisë që mbanin emrin e Stagefright, ku njëri prej tyre kishte impakt në versionet Android të datonin nga 2008 duke vendosur në rrezik miliona përdorues.

Ky rrezik u zbulua nga kompania e sigurisë Zimperium, dhe ishte po ky entitet i cili hodhi dritë i pari mbi kërcënimet që kanoseshin nga Stagefright që në muajin Prill.

Të hënën Google doli edhe me një qëndrim ku tha se hakerat akoma nuk e kanë shfrytëzuar këtë dobësi për të kryer sulme. Stagefright 2.0 ka po të njëjtin nivel rrezikshmërie si paraardhësi.

Për të përfituar nga dobësia e sigurisë Stagefright 2.0 një haker duhej të bindte përdoruesin që të luante një pjesë audio ose video në ueb.

Google ka lëshuar një arnim sigurie në telefonët Nexus dhe ka njoftuar prodhuesit e telefonëve Android që nga data 10 Shtator për ekzistencën e kësaj dobësie.

Ndërsa kërcënimet e sigurisë në Android po shtohen dita ditës, Google propozoi që së bashku me Samsung dhe LG të ofronin përditësime mujore të sigurisë. Ditën e djeshme presidenti i HTC-së tha se kjo është e pamundur.

Duhet të keni parasysh diçka se përditësimet mujore ashtu si versionet madhore të Android nuk janë terësisht të varura nga Google. Janë prodhuesit dhe versionet e tyre të përshtatura të kodit të Android që shkaktojnë vonesa. (PCWorld Albanian)

Google adreson problemin e sigurisë Stagefright në linjën Nexus. Po Samsung, LG dhe Sony?
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)