Gjysma e përdoruesve të Note 7-tës do të blejnë një iPhone 7 zbulon anketa e IDC-së

Publikuar më: 30-10-2016

iphone-7-plus-vs-galaxy-note-7-displayProblemet që kapluan Samsung me Galaxy Note 7-tën mund të çojë konsumatorët jo vetëm drejt ndërrimit të telefonit por edhe të kompanisë. Një anketë e publikuar nga firma analitike IDC thotë se gjysma e atyre që posedonin një Galaxy Note 7 tani e tutje do të përdorin një iPhone.

Ky rezultat bie në kundërshti me deklaratën e CEO-s së operatorit mobil Amerikan Sprint I cili thoshte se konsumatorët e Note po i këmbejnë telefonët e tyre me një Galaxy S7.

Gjithashtu një tjetër hulumtim nga BayStreet parashikonte se 70% e pronarëve të një Note 7 do e shkëmbejnë atë me një Galaxy S7.

Anketa e IDC-së është realizuar online përgjatë dative 17-18 Tetor, katër ditë pasi Samsung njoftoi fundin e prodhimit të Note 7-tës. Anketat bazohej në tre grupe përdoruesish: ata që kanë një telefon Samsung, ata që kanë pasur një të tillë dhe ata që skanë patur kurrë.

Vetëm 27 përdorues të Galaxy Note 7 ishin bërë pjesë e anketës. IDC tha se vetëm 17% e tyre do të blinin një tjetër teleofn Samsung.

Por lajmi i mire është se marka e Samsung do ti mbijetonte dështimit të Note 7-tës sepse një pjesë e madhe e të anketuarve thane se nuk e kishin problem të blenin produkte të tjera nga kompania. (PCWorld Albanian)

Gjysma e përdoruesve të Note 7-tës do të blejnë një iPhone 7 zbulon anketa e IDC-së
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)