Gjysëm dekade nga mbyllja, Kim Dotcom premton rikthimin e Megaupload në 2017-tën

Publikuar më: 12-07-2016

kim-dotcom-640x349Kim Dotcom, baroni i famshëm i internetit, po planifikon të rilançojë uebfaqen e famshme Megaupload në 2017-tën, pesë vite pasi qeveria amerikane e mbylli pas akuzave për pirateri.

Në disa cicërima në rrjetin social Twitter përgjatë fundjavës, Dtocom la të kuptohej se Megaupload-i i ri do të përfshinte edhe monedhën dixhitale Bitcoin. Përdoruesit e mëparshëm të shërbimi do të rimarrin llogaritë e tyre së bashku me privilegje premium.

Në kulmin e saj, uebfaqja numëron mëse 150 milion përdorues të regjistruar dhe 50 milion vizitorë çdo ditë. Në 2012-tën FBI-ja ndaloi nga funksioni serverat e Megaupload pas një aksioni së bashku me autoritetet e Zelandës së Re të cilët bastisën vendqëndrimin e Dotcom.

Të ardhurat nga reklamimi dhe abonimet premium mendohet të kenë gjeneruar miliarda për Dotcom. Në 2010-tën besohej gjerësisht se çdo ditë ai personalisht fitonte 115,000 dollar. Në mesin e aseteve të sekuestruara gjatë ndërhyrjes së policisë numëroheshin mbi 20 makina luksese, një Kadillak ngjyrë pink, punë arti dhe 5.6 milion Paund investuar në kompanitë lokale. (PCWorld Albanian)

Gjysëm dekade nga mbyllja, Kim Dotcom premton rikthimin e Megaupload në 2017-tën
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)