Lajmet

Gjykata Amerikane dënon me 20 vite burgim hakerin shqiptar nga Kosova, Ardit Ferizi

Sep 24 2016
0 Shpërndarje
Gjykata Amerikane dënon me 20 vite burgim hakerin shqiptar nga Kosova, Ardit Ferizi

isis

Përditësim: Gjykata Federale e Aleksandrisë në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara ka dhënë një dënim prej 20 vitesh për Ardit Ferizin nën akuzat e terrorizmit dhe mbështetjes së organizatave terroriste.

Gjykata Federale e Virxhinia në Shtetet e Bashkuara pritet të japë ditën e sotme dënimin për hakerin shqiptar nga Kosova, Ardit Ferizi, i cili u shpall fajtor për terrorizëm gjatë një seance gjyqësore mbajtur më 15 Qershor të këtij viti.

I akuzuar për vjedhjen e informacioneve të mbi 1,300 punojësve të ushtrisë amerikane për llogari të Shtetit Islamik, Ferizi rrezikon 25 vite burgim.

Seanca gjyqësore do të mbahet ditën e sotme në 16:00 me orën tonë lokale ku pritet të jepet dënimi për akuzat e vjedhjes së informacioneve personale të 100,000 qytetarëve, qasje të paautorizuar në serverat e një distributori online, kompromentim dhe shpërndarje e informacioneve sekrete të ushtrisë Amerikane tek Shteti Islamik.

Nën këto akuza Ferizi mund të përballet me 20 vite burgim për terrorizëm dhe 5 vite të tjera për krime online. Një raport të plotë të agjentit special të Byrosë Federale të Hetimit(FBI), Kevin Gallagher, mund ta gjeni në këtë lidhje. (PCWorld Albanian)

Tags >

Ferizi
Lajmet e fundit>