Gjuha e programimit e Apple, Swift, do të jetë me kod të hapur

Publikuar më: 10-06-2015

1200x-1Swift është gjuha e programimit e Apple e cila u lançua në Konferencën Botërore të Zhvilluesve vitin që shkoi dhe mund të themi se ka rezultuar tepër e suksesshme. Kjo sepse çdo ditë e më shumë zhvilluesit duan që aplikacionet e tyre të jenë pjesë e platformës së Apple. Ditën e hënë kompania lajmëroi se në fund të këtij viti, Swift do të bëhet me kod të hapur dhe kjo pa dyshim nënkuptim lehtësim në ndërtimin e aplikacioneve për zhvilluesit.

Zëvendës presidenti i departamentit të inxhinierisë softuerike pranë Apple mendon se Swift do të jetë e ardhmja e gjuhëve të programimit. Kjo do të thotë se zhvilluesit do të kenë mundësi të përdorin Swift në pajisjet jo-Apple dhe të ndërtojnë përmes saj programe dhe për platformat e tjera rivale të Apple. Programet e shkencave kompjuterike janë të fokusuara drejt gjuhëve të programimit me kod të hapur dhe të aplikueshme gjerësisht. Impakti i këtij lajmi ka për të qënë goxha i madh në fushën e programimit.

Apple kohët e fundit po i kushton një vëmendje të madhe zgjerimit të softuerëve të saj dhe në platformat rivale. Me anë të Swift Open Source, Apple është duke sjellë atë që zhvilluesit gjithmonë e kanë kërkuar por nuk mendonin se kjo gjë do të bëhej realitet. Deri më sot ka pasur përpjekje për ta përdorur Swift dhe në platformat e tjera jo-Apple por ato nuk kanë qënë të suksesshme. Edhe pse shumë persona janë skeptikë për këtë iniciativë të Apple, kompania duket të jetë tepër e vendosur mbi këtë qëllim që i ka vendosur vetes. (PC World Albanian)

Gjuha e programimit e Apple, Swift, do të jetë me kod të hapur
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)