Gjilani promovon iniciativën “Smart City”

Publikuar më: 05-10-2016

20160930132135217646Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Administratës së Përgjithshme, ka promovuar sot projektin e radhës inovativ “Gjilani Smart City”, të parin në rajon të kësaj natyre, i cili u krijon një lidhje të drejtpërdrejt me qytetarin, e bënë pjesë të qeverisjes, duke e rritur kështu në shkallë të lartë transparencën dhe efikasitetin në Komunë, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

“Gjilani tash po kalon në hapin e gjashtë të programeve që e çon drejt qytetit Smart City, apo qytetit të menqur, duke aplikuar forma të shërbimeve online dhe në kohë rekorde. Epiteti Smart City neve na bënë nderë për shkak se numri më i madh i qytetarëve të Kosovës është shfrytëzues i teknologjisë informative. Përmes këtij shërbimi, është avacuar jashtëzakonisht shumë roli i qytetarëve”, ka thënë me këtë rast kryetari i Komunës, Lutfi Haziri.

Drejtori i Administratës, Nazim Gagica, ka njoftuar se ky është projekti i gjashtë që po realizohet, pas Home-Komuna dhe E-kiosqet, për të vazhduar me One Stop Shop, Telework dhe Regjistrin Online të Procedurave Adminsitrative. (PCWorld Albanian)

Gjilani promovon iniciativën “Smart City”
1 vote, 5.00 avg. rating (92% score)