-
Të rejat
Aplikacioni që ju ofron informacione mbi kamerat e survejimitSurv kombinon hyrjet e përdoruesve dhe teknologjinë për të krijuar harta me informacione të detajuara për lokalizimin edhe tipin e
Microsoft gjatë verës ul çmimin e Surface RT për shkollat dhe universitetetMicrosoft është duke planifikuar një version me çmim të zvogëluar të tabletit Surface RT me bazë ARM që pritet të
Huawei prezanton Ascend P6, smartfonin më të hollë në botëProdhuesi elektronik kinez Huawei ka prezantuar modelin Ascend P6, i cili është “smartfoni më i hollë në botë,” gjatë një
Facebook ndërpritet për pak orë në disa shtetePara pak orësh, mund të mos keni mundur që të qaseni në rrjetin Facebok, por nuk ishit vetëm ju, pasi
Përfaqësues të TechCrunch do të vizitojnë Ballkanin me qëllim zhvillimin e Startup-veDisa përfaqësues të TechCrunch kanë vendosur të vizitojnë Ballkanin në fillim të muajit korrik në mbështetje të programit të tyre
Krahasoni smartfonët me uebfaqen PhoneRocketShpesh mund të shihni postime për smartfonë të ndryshëm, e mbase mund të dëshironi të dini se cili është më
Përdorni uebfaqen mobile të Facebook-ut për të harxhuar më pak baterinë e smartfonitAplikacioni i Facebook-ut për celular nuk është më aq keq sa ka qenë më parë, megjithatë ka ende disa probleme:
- 13 hapa të thjeshtë për të përmirësuar dizajnin e faqes suaj ueb
- 8 mënyra si mund t’i mbani në punë punonjësit më të talentuar të IT-së
- Google kryeson me përfitimet nga reklamat mobile
- Disa prej karakteristikave kryesore të versionit Office 365 për sistemin iOS
- Të ardhurat nga reklamat mobile të Facebook priten të arrijnë shifrën 2 miliardë $
- Feedly nuk varet më nga Google Reader
Gjigantët e Silicion Valley i bashkohen grupit lobues të internetit
Asociacioni i Internetit, që është grupi i parë i internetit me interesime të posaçme, ka lajmëruar për anëtarët zyrtarë dhe platformën e vet të privatësisë.
Anëtarët përfshijnë gjigantët e botës së teknologjisë: Google, Facebook, Amazon.com, AOL, eBay, Expedia, IAC, LinkedIn, Monster Wordwide, Rackspace, salesforce.com, TripAdvisor, Yahoo! dhe Zynga.
Me forcat e kombinuara, 14 ndërmarrjet lajmëruan një platformë grupore që ka tre qëllime kryesore: mbrojtja e lirisë në internet; nxitja e inovacionit, rritjes ekonomike dhe fuqizimi i përdoruesve të internetit.
“Është modeli i decentralizuar dhe i hapur i internetit që ka lëshuar sipërmarrësi i pashembullt,” tha për Reuters veterani i Capitol Hill dhe CEO i Asociacionit të Internetit, Michael Beckerman. “Hartuesit e politikave duhet ta kuptojnë që ruajtja e lirisë në internet është thelbësore në vitalitetin e vetë internetit dhe në proceset e lulëzimit ekonomik.”
Sipas lajmërimit, Asociacioni do të punojë që të edukojë hartuesit e politikave në ndikimin potencial të internetit, në krijimin e vendeve të punës, komercializëm dhe ekonominë botërore.
Asociacioni tha që do të punojë për të mbrojtur liritë në internet nga rregullat kufizuese si SOPA që kanë nxitur një valë protestash nga shumica e ndërmarrjeve të internetit më parë gjatë këtij viti.
“SOPA dhe PIPA erdhën nga pothuajse askund dhe do të kishin një ndikim shkatërrues,”-tha Beckerman.
Derisa ndërmarrjet e vjetra të teknologjisë (duke përfshirë ndërmarrjen Microsoft) kanë qenë duke lobuar në Uashington për një kohë, Facebook dhe Google janë vetëm dy shembuj të ndërmarrjeve relativisht të reja që kanë qenë energjike në paraqitjen e pranisë së tyre në Capitol Hill. (PC World Albanian)