Harduer

Gjigandi i modës Armani hyn në industrinë e orëve inteligjente me një linjë orësh hibride

Oct 27 2016
0 Shpërndarje

ea-connected-800x420Më parë i shikuar si një destinacion për të apasionuarit pas pajisjeve elektronike dhe teknofilët, tashmë edhe markat e modës kanë filluar të marshojnë në tregun e pajisjeve dhe të orëve të mençura, edhe pse me një hap tjetër.

Ndërkohë që disa, si TAG Heuer, janë zhytur krejtësisht në orët e mençura, të tjerë, si marka moderne dhe në modë e Armani-t, Emporio Armani, po bëjnë gjysmë hapa. Linja e re e Emporio Armani Connected e “orëve hibride” ka si qëllim të ofrojë shkrirje të klasikes, stilit, dhe të orëve të shtrenjta me rripat modern teknologjik, veçanërisht ato që mbajnë shënim aktivitet tuaja të përditshme.

Këto ora hibride gjenden në mes të vijës që ndan një orë tradicionale nga një orë të mençur. Në shumë raste, këto kanë dizajnë klasik, me një fytyre ore analoge dhe me pjesë mekanike, por me sensorë lëvizje të fshehur dhe me komunikim Bluetooth me smartphone-ët.

Me të vërtetë, këto orë ofrojnë të njëjtin kombinim, me një skelet metali dhe rripa lëkure apo metali, ngjyrë ari apo argjendi, dhe një cilësi që thotë “Armani”. Por ato munden gjithashtu të gjurmojnë ecjet tuaja dhe madje edhe gjumin dhe ofrojnë lajmërime të lehta për telefonatat apo mesazhet.

Ato kanë, megjithatë, disa funksionalitet që nuk do ti gjeni lehtësisht në orët hibride, veçanërisht ato të llojit të shtrenjtë. Orët EA Connected mund të kontrollojnë muzikën në smartphone-in tuaj gjithashtu edhe kamerën, të veprojnë si një buton shkrepjeje. Ato mund të ndihmojnë të gjeni telefonin tuaj kur keni harruar se ku e keni vendosur.  Por ndoshta më e mira nga të gjitha,  këto orë nuk kanë nevojë për ngarkim, bateritë e tyre quartz fuqizojnë gjithçka.

Orët Emporio Armani Connected janë tani në shitje në disa dyqane të zgjedhur nëpër botë. Këto orë janë të përshtatshme me pajisje Android dhe iPhone. (PCWorld Albanian)

Tags >

Armani
Lajmet e fundit>