Gjigandi Amerikan i telekomunikacionit Verizon blen Yahoo për 4.8 miliard dollar

Publikuar më: 25-07-2016

yahoo.cupcakeGjigandi amerikan i telekomunikacionit Verizon konfirmoi se ka blerë pionerin e internetit Yahoo me një marrëveshje e cila arriti shifrat e 4.8 miliard dollar. Marrëveshja nuk përfshin aksionet e Yahoo në gjigandin kinez të e-commerce Alibaba.

“Një vit më parë blemë AOL. Blerja e Yahoo e vendos kompaninë tonë në një pozitë mjaft konkurruese si një entitet global mediatik duke na ndihmuar të përshpejtojmë rritjen e të ardhurave nga reklamimi dixhital,” ishin fjalët e shefit të Verizon lidhur me marrëveshjen e re.

Yahoo do të shkrihet së bashku me AOL, një kompani dikur e shquar e internetit e cila e humbi shkëlqimin pas viteve 2000.

Shefja aktuale ekzekutive e Yahoo, Marissa Mayer në një dalje publike la shumë paqartësi për të ardhmen e saj. Me shumë gjasa ajo do të dërgohet për të menaxhuar aksionet e kompanisë në Alibaba sapo blerja të jet finalizuar. (PCWorld Albanian)

Gjigandi Amerikan i telekomunikacionit Verizon blen Yahoo për 4.8 miliard dollar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)