Gjermania prodhon trenin e parë me zero emëtime në atmosferë

Publikuar më: 05-11-2016

161103111254-german-zero-emission-train-exlarge-169Gjermania do të prezantojë trenin e parë për pasagjerë në botë pa emetim, i cili do të fuqizohet nga hidrogjeni. Coradia iLint emeton vetëm avull të tepërt në atmosferë, dhe ofron një alternativë për 4,000 trenat me naftë të vendit.

Lower Saxony tashmë ka porositur 14 trena të tillë nga kompania franceze Alstom, dhe me shumë siguri do të shikohen përreth shtetit nëse ato gjykohen si një sukses, raporton Die Welt.

Testimet do të fillojnë në fund të këtij viti, para se të hapen për publikun në dhjetor, 2017.

Treni u prezantua në fillim në paraqitjen InnoTrans në Berlin, në gusht, dhe do të jetë treni i parë me hidrogjen që do të transportojë, me distanca të mëdha, rregullisht njerëz. Gjithashtu, ka interes për trenin nga Holanda, Danimarka dhe Norvegjia.

iLink fuqizohet nga bateri të mëdha ion, dhe këto e marrin energjinë e tyre nga një rezervuar karburanti hidrogjeni në çati të trenit. Ky tren mund të udhëtojë 500 milje në ditë me shpejtësi deri në 87mph, dhe e vetmja zhurmë që bën janë rrotat dhe rezistenca e ajrit.

Fuqia me hidrogjen punon kur hidrogjeni digjet me oksigjen për të prodhuar sasi të mëdha energjie, me nën produktin e vetëm që është uji. Nasa ka përdorur hidrogjenin për të shtyrë raketat e tyre në hapësirë që nga 1970. Reja e madhe që krijohet kur raketa niset, nuk është tym , por avull. (PCWorld Albanian)

Gjermania prodhon trenin e parë me zero emëtime në atmosferë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)