Gjenerata e tretë e smartfonëve Motorola Moto G dhe Moto X po vjen në 28 Korrik

Publikuar më: 17-07-2015

Motorola-a-Lenovo-company-DSC07719-640x409

Është momenti që të mësojmë më shumë rreth një modeli të ri të Motorola Moto X. Bëhet fjalë për edicionin e 2015-tës i cili mund të jetë i disponueshëm në dy versione në varësi të madhësisë së ekranit.

Ditën e enjte Motorola dërgoi ftesa për një konferencë për shtyp e cila do të mbahet në 28 korrik dhe me shumë gjasa kompania do të lançojë modelet e “rifreskuara” të Moto E, Moto G dhe Moto X.

Që nga 2013-ta, kompania është përqendruar në ndërtimin e një linje smartfonësh për të ndërtuar reputacionin e markës së saj. Motorola Moto X është smartfoni më i mirë i kompanisë i cili ofron një varitet zgjedhjes në dizajn me ngjyra dhe materiale nga plastika tek lëkura. Motorola Moto G është smartfoni buxhetor i kompanisë i cili asnjëherë nuk kaloi kufirin e 250 dollarëve ndërsa Moto E është version më i lirë megjithatë ngelet një smartfon mjaft kompakt.

Moto-X-2015-3rd-Gen-DROID-e1437069703493-640x958

Bazuar në imazhet e publikuara në internet, modeli i këtij viti i Moto X do të jetë në dy madhësi: 5.2 inç dhe 5.7 inç. Ishte Motorola që vitin e shkuar ndërtoi Google Nexus 6 me ekran gjigandesk 6 inç.

Ofrimi i disa varianteve të Moto X 2015 do të ishte një zgjedhje mjaft e zgjuar nga Motorola. Disa përdorues u zhgënjyen nga versioni më i madh i 2014-tës krahasuar me paraardhësin që kishte ekran 4.7 inç.

Qasja thjeshtësuese e linjës së produkteve që ofron Motorola së bashku me performancën solide dhe jetëgjatësinë e baterisë kanë qenë faktorë kyç që ndikuan në suksesin e kompanisë. Për të mos harruar që tani kompania është në pronësi të Lenovo e cila po bën të pamundurën që të zgjerohet në tregjet globale. (PCWorld Albanian)

Gjenerata e tretë e smartfonëve Motorola Moto G dhe Moto X po vjen në 28 Korrik
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)