Gjenerata e re e iPhone do të ketë teknologjinë e ngarkimit wireless

Publikuar më: 29-11-2016

iphone-4-7-inch-jet-blackGjenerata e re e modelit 4.7 inç të iPhone do të ketë kapakë të pasëm prej xhami dhe teknologji të ngarkimit wireless sipas një letre hulumtuese nga analisti i KGI Securities Ming-Chi Kuo.

Brenda letrës përmenden edhe ekranet OLED që do të ketë vetëm njëri prej modeleve. Më parë Kuo kishte thënë se të gjithë iPhone e rinj mund të kenë teknologjinë e ngarkimit wireless.

Ndërsa sot krahas modelit 5.5 inç të rangut të lartë që do të ketë ekran OLED dhe ngarkim wireless, edhe modeli 4.7 inç do të përfitojë nga ky i fundit.

Kuo beson se Apple do të implementojë kasë prej xhami për të gjitha modelet në mbështetje të ngarkimit wireless.

Pegatron do të jetë funizuesi kryesor i këtij materiali. 2018-ta pritet të shënojë ekspansionin e vërtetë të kësaj teknologjie. (PCWorld Albanian)

Gjenerata e re e iPhone do të ketë teknologjinë e ngarkimit wireless
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)