Gjenerata e dytë e orës inteligjente Apple Watch sjell surpriza

Publikuar më: 08-09-2016

dsc00082-800x533Një vit e gjysëm nga debutimit i orës së parë inteligjent të Apple, kompania vendosi mbrëmjen e djeshme të sillte në treg një gjeneratë të dytë të cilën kompania e quan: Apple Watch Seria 2. Mbase karakteristika më e çmuar e kësaj re është dizajni për ti rezistuar ushtrimeve të notit deri në 50 metër thellësi.

Në skenë ekzekutivët e kompanisë shpjeguan se sfida e vërtetë ka qenë krijimi i një boksi rezistent ndaj ujit. Apple e ka dizenjuar boksin e orës inteligjent në atë mënyrë që të nxjerrë jashtë ujin. Përtej kësaj Apple ka zhvilluar dy aplikacione ushtrimesh për notarët. Edhe pse është e vështirë të maten kaloritë e djegura, kompania shprehet e sigurtë se rezultatet do të jenë perfekte.

Në brendësi, përditësimi më i rëndësishëm është çipi S2. Apple thotë se procesori i ri do të jetë 50% më i shpejtë se S1 ndërsa grafikat dyherë më të fuqishme. Ekrani i gjeneratës së dytë të Apple Watch do të jetë dyherë më e shndritshme se paraardhësi, një komponent  mjaft i rëndësishëm sidomos për ditët me diell.

dsc00098-640x426

GPS-ja e integruar në Apple Watch Seria 2 do të jetë shumë e rëndësishme sidomos për ushtrimet në lëvizje. Së bashku me GPS, Apple prezantoi edhe një aplikacion quajtur ViewRanger i cili ofron përdoruesve drejtime për në destinacion dhe paralajmërime në momente devijimi.

Por kjo nuk është e gjitha sepse kompania kishte rezervuar disa supriza. Në bashkëpunim me Nike, Apple ka ndërtuar një version të orës quajtur Apple Watch Nike Plus dedikuar vrapimit. Asistenti dixhital Siri do të ndihmojë përdoruesit për të filluar regjistrimin e vrapimit ndërkaq do të marrin statistika rreth ritmit dhe distancës së përshkuar.

Së fundit çmimi. Modeli origjinal i Apple Watch do të vijojë të qëndrojë në treg dhe do të shitet si Apple Watch Seria 1. Ora është e përditësuar me procesorin e serisë 2 duke ofruar përfitime të mëdha në performancë. Seria 1 do të kushtojë 269 dollar ndërsa Seria 2 369 dollar. Seria 2 do të ofrohet në tre materiale ndërtimi: alumin, çelik dhe qeramikë. Data 16 Shtator është dita kur ora del në shitje ndërsa modeli Nike Plus vetëm nga fundi i vitit. (PCWorld Albanian)

Gjenerata e dytë e orës inteligjente Apple Watch sjell surpriza
1 vote, 5.00 avg. rating (92% score)