Gjenden piramida të reja me Google Earth

Publikuar më: 17-08-2012
Gjenden piramida të reja me Google Earth

Google Earth është bërë krahu i djathtë i arkeologjistëve. Sipas raportimeve të fundit, dyshohet se mund të jenë gjetur dy piramida egjiptiane, të pazbuluara më parë, pikërisht përmes këtij aplikacioni.

Të dyja vendndodhjet ngjajnë si piramida të mbuluara nga rëra. Zbuluesja, Angela Micol është shprehur se nuk do t’i bëjë publike për momentin koordinatat, sepse i druhet kureshtarëve dhe ndjekësve të thesareve.

Megjithatë, në një botë si kjo e sotmja, ku mjafton vetëm pak kohë për të kërkuar në internet, secili prej nesh mund t’i gjejë pa problem të dy piramidat e pazbuluara.

Vendi i parë ndodhet disa km larg gërmadhave të lashta të Dimeh në Egjiptin e mesëm, afër qytetit të Faiyum dhe ka tre dalje mbi rërë.

Vendi i dytë gjendet afër Abu Sidhum dhe ka katër dalje mbi rërë.

Fakti i këtyre dy ‘piramidave’ është tepër interesant, por gjithsesi mbetet e çuditshme dhe disi e pabesueshme se si ka mundësi që ato nuk janë zbuluar më parë.

Aq më tepër, duke marrë parasysh se ndodhen afër vendeve që janë eksploruar gjerë e gjatë.

Priten ende konfirmime zyrtare... (PCWorld Albanian)

Gjenden piramida të reja me Google Earth
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)