Gionee prezantoi smartfonët Elife E8 dhe Marathon M5

Publikuar më: 11-06-2015

gsmarena_007Në kryeqytetin e Kinës së largme, Pekin, Gionee prezantoi dy nga smartfonët e saj më të mirë. Bëhet fjalë për modelet Elife E8 dhe Marathon M5, të cilët impresionojë me jetëgjatësinë e baterisë së tyre.

Elife E8 ka një ekran 6 inç AMOLED me dendësi 490 piksel për çdo inç. Smartfoni fuqizohet nga një çip MediaTek Helio X10 me proçesor tetë bërthamësh dhe frekuencë 2 Ghz. PowerVR 6200 do të kujdes për grafikat, 3 GB RAM për performancën dhe 64 GB për ruajtjen e të dhënave.

Kamera e pasme ka një sensor 24 Megapiksel, i cili përmban edhe një xham prej safire. Ajo është e aftë të realizojë video 4K dhe është e paisur edhe me një dritë LED.

Por smartfoni që bie në sy më shumë është Marathon M5 i cili përmban dy bateri të kombinuara me një kapacitet total prej 6020 mAh. Ky smartfon ofron mbështetje edhe për ngarkimin e shpejtë. Për nga specifikat, Marathon M5 ka atë harduer që përmban një smartfon i parametrave mesatar me ekran 5 inç dhe rezolucion 720p. Ekrani është AMOLED. Të tjera specifika të harduerit janë 2GB RAM, 16 GB hapërisë të dhënash, kamër të pasme 13 Megapiksel, frontale 5 Megapiksel si dhe ofron mbështetje për dy karta SIM.

Gionee Elife E8 do të kushtojë 645 dollar dhe do të jetë në shitje nga data 15 Korrik, ndërsa Marathon M5 do të kushtojë 370 dollar dhe do të jetë në shitje në datën 25 Qershor. (PCWorld Albanian)

Gionee prezantoi smartfonët Elife E8 dhe Marathon M5
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)