Gëzuar përsëri datëlindjen e 25-të Linux

Publikuar më: 06-10-2016

tux-100677393-largeMund të jetë data 25 Gusht datëlindja zyrtare e Linux por data 5 Tetor në shumë mënyra është dita kur filloi të lërë gjurmën e parë në këtë botë. Pikërisht në këtë ditë themeluesi i Linux, Linus Torvalds zyrtarisht lançoi kernelin e parë të Linux.

“Siç ju kisha lajmëruar 1 muaj më parë, po punoja në një version falas të minix për kompjuterat AT-386,” shkruante Torvalds në një lajmërim më 5 Tetor 1991.

Atë ditë Torvalds lançoi versionin 0.02 duke lëshuar atë që mund të jetë një nga forcat më transformuese në botën e kompjuterit.

Pas 25 vitesh, Linux përmban 22 milion rreshta kod. Më shumë se 13,500 zhvillues dhe 1,300 kompani kanë kontribuar në kernelin e Linux. (PCWorld Albanian)

Gëzuar përsëri datëlindjen e 25-të Linux
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)