Gëzuar ditën e Internetit: 25 vite nga themelimi i World Wide Web

Publikuar më: 23-08-2016

2014-12-10-11.47.35-930x698Më 23 Gusht 1991 një hulumtues britanik i cili punonte në qendrën CERN në Zvicër papritmas filloi diçka të vogël e quajtur World Wide Web.

Dhe sot, 25 vite më pas, e kemi të lehtë të themi se WWW ka ndryshuar pothuajse çdo aspekt të jetëve tona, për mirë apo për keq.

Fëmija i Tim Berners Lee, i cili punonte pranë CERN, ka pasur një impakt kaq të thellë dhe të komplikuar saqë është e vështirë të thuhet si arriti në këtu sot. Disa sipërmarrësve interneti u ka dhënë pasuri të shumta. Ka sfiduar industritë dhe u ka dhënë shanse të tjerëve. Ka krijuar një fuqi të pa precedent për fjalën e lirë dhe dialogun publik.

Por ajo që mallëngjen të gjithë janë përmasat që ka arritur. Ekzistojnë mbi 1,07 miliard uebsajte edhe pse 75% e tyre nuk janë aktive. Ekzistojnë 4,73 miliard uebfaqe dhe 3,4 miliard njerëz vizitojnë internetin çdo ditë. Dhe mos harroni, uebfaqja e parë në botë live në internet. (PCWorld Albanian)

Gëzuar ditën e Internetit: 25 vite nga themelimi i World Wide Web
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)