Harduer

Gëzuar datëlindjen e 15-të iPod

Oct 24 2016
0 Shpërndarje
Gëzuar datëlindjen e 15-të iPod

gsmarena_001Apple është dhënë kaq shumë pas iPhone saqë ka harruar paisjen e cila i nxori nga errësira e viteve 90-të e bërë kompaninë një nga emrat më të përfolur të industrisë në fillim të shekullit 21.

Është iPod dhe modeli i parë u prezantua plot 15 vite më parë nga vetë Steve Jobs më 23 Tetor 2001. Përtej një luajtësi muzike mp3, iPod ishte paisja e parë e muzikës e cila u ble masivisht nga përdoruesit anë e kënd globit.

Kushtonte 400 dollar dhe kishte vetëm 5GB memorje të brendshme. Vononte të vihej në punë por sapo e bënit këtë atëherë e kuptonit vlerën e vërtetë të tij.

Por ne besojmë se ishte iTunes çelësi i vërtetë i suksesit sepse i bëri CD-të të padobishme në një kohë kur ishin forma më e përdorur për dëgjimin e muzikës. Pavarësisht këtyre që u thanë më lart, Apple nuk i kishte dedikuar as edhe një tortë për datëlindje e tij të 15-të. (PCWorld Albanian)

Tags >

iPod
Lajmet e fundit>