General Motors sfidon Tesla me makinën e parë elektrike, Bolt EV

Publikuar më: 14-09-2016

Pak ditë pasi prodhuesi i shquar Amerikan i automobilave, General Motors, prezantoi makinën e parë elektrike Chevrolet Bolt EV, kompania publikoi të dhënat e para. Bolt EV do të përshkojë 383 kilometra me një ngarkim të vetëm duke lënë pas rivalin kryesor Tesla Model 3.

Makina do të dalë në shitje javët në vijim, 1 vit përpara Tesla Model 3 dhe do të kushtojë 37,500 dollar. Me një çmim të njëjtë, Bolt EV ka një avantazh të qartë ndaj Tesla Model 3 e cila ka përshkon 350 kilometra me një të ngarkuar të vetme të baterisë.

Bolt EV do të jetë makina e parë elektrike me kosto të ulët e cila mund të përshkojë distanca mbi 350 km. natyrisht Tesla Model S dhe Model X kanë distanca më të gjata udhëtimi por çmimet janë pothuajse dyfishi i asaj që ofron Bolt. Çmimi mestar i një makine në SHBA është 31,000 dollar. (PCWorld Albanian)

General Motors sfidon Tesla me makinën e parë elektrike, Bolt EV
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)