Gello: Shfletuesi për Android ndërtuar mbi kodin e Chromium nga CyanogenMod

Publikuar më: 03-07-2015

CyanogenMod-Gello-browser-840x512

Po kërkoni një shfletues që nuk i përket Google për ta përdorur në Android? Mbase duhet ti hidhni një sy projektit më të fundit të Cyanogen.

Grupi i zhvilluesve ka krijuar Gello, një shfletuesi për Android ndërtuar mbi kodin e hapur të Chromium. Akoma nuk mund ta instaloni por ekipi zhvillues tha se në ditët në vijim do të ndajë më shumë informacion. Mund ti hidhni një sy edhe videos mëposhtë.

Ajo do ju paraqesë shumë gjëra të cilat lehtësisht mund ti kuptoni nëse keni qenë një përdorues i Chrome. Por jo të gjithë duan të përdorin Android me ato çfarë Google ofron. Për këtë ekziston një numër i konsiderueshëm përdoruesish që instalojnë një version të platformës, Android Open Source Project i cili nuk përmban aplikacionet dhe shërbimet e Google. Pikërisht shfletuesi Gello është për kata përdorues.

Ekzistojnë ca karakteristika interesante në shfletuesin Gello të cilat mungojnë nga Chrome dhe janë në fazë eksperimentale. (PCWorld Albanian)

Gello: Shfletuesi për Android ndërtuar mbi kodin e Chromium nga CyanogenMod
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)