Gartner: Shitjet e kompjuterave ranë globalisht me 7.7 % . Sipas IDC rënia është me 10.3 %

Publikuar më: 09-10-2015

2015-01-14-image-6Tregu i kompjuterave ka vuajtur këtë vit, dhe as tre mujori më i fundit nuk përbën lajm të mirë. Dy firmat analitike, Gartner dhe IDC, janë dakord për një gjë: Shitjet e kompjuterave kanë rënë botërisht.

Sipas Gartner shitjet e kompjuterave në mbarë botën pësuan një rënie me 7.7 % në vetëm 73.7 milion njësi të shitura tre mujorin e tretë të këtij viti. Prodhuesit madhorë sipas firmës në fjalë janë Lenovo, HP, Dell, Apple dhe Acer.

gartner_pc_shipments_q3_2015

Siç mund të vëreni në tabelën e paraqitur mëposhtë, sipas Gartner vetëm dy prodhues patën rritje të shitjeve: Dell dhe Apple. Nga ana tjetër Acer dhe Asus pësuan një shok me rënie dyshifrore.

Ndërsa sipas IDC-së, shitjet e kompjuterave ranë me 10.8 % në vetëm 71 milion njësi të shitura tremujorin e tretë. Pesë prodhuesit sipas IDC janë Lenovo, HP, Dell, Apple dhe Acer.

idc_pc_shipments_q3_2015

IDC i qëndron statistikave të Gartner ku zbulon se Lenovo, HP dhe Acer patën rënie. Sa i përket Apple analistët e kompanive nuk gjejnë dakordësinë: Apple pati rritje sipas Gartner dhe rënie sipas IDC. (PCWorld Albanian)

Gartner: Shitjet e kompjuterave ranë globalisht me 7.7 % . Sipas IDC rënia është me 10.3 %
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)