Gartner dhe IDC asnjë shpresë për kompjuterat personal, tregu në rënie që prej 2 vitesh

Publikuar më: 12-07-2016

j-930x620Tregu i kompjuterave personal prej muajsh ka dhënë sinjale aspak pozitive dhe stastikat më të fundit që vinë nga Gartner e afirmojnë akoma më tej rënien e vazhdueshme. Janë dy firma të shquara, Gartner dhe IDC, të cilat konfirmojnë se shitjet e kompjuterave vijojnë të shënojnë rënie.

Sipas Gartner shitjet globale ranë me 5.2 %64.3 milion njësi përgjatë tre mujorit të dytë të 2016-tës dhe përbën tre mujorin e shtatë me radhë që rezulton më rënie. Lajmi i vetëm i mirë ishte se Amerika e Veriut pati një kërkesë më të lartë për këto harduer duke shënuar rritje të shitjeve.

gartner_pc_shipments_q2_2016

Sipas Gartner gjashtë prodhuesit e mëdhenj janë: Lenovo, HP, Dell, Asus, Apple dhe Acer. Në mesin e tyre vetëm Lenovo dhe Apple shënuan rënien por janë pothuajse të papërfillshme. Prodhuesit e tjerë përveç gjashtë lojtarëve madhor shënuan rënie me 19.1 %.

Nga ana tjetër IDC përllogarit një rënie me 4.5 % të tregut të kompjuterave personale në 62.4 milion njësi. IDC numëron vetëm pesë prodhuesit më të mëdhenj sipas të cilët janë: Lenovo, HP, Dell, ASUS dhe Apple. Firma analitike gjen dakordësinë me Gartner lidhur me rënien e Apple dhe Lenovo.

idc_pc_shipments_q2_2016

Windows 10-ta ka qenë pothuajse e pafuqishme për të ndryshuar këtë kurs rënie të tregut të kompjuterave personal dhe IDC shpreson se me përfundimin e Windows 10-tës falas shitjet do të rriten. (PCWorld Albanian)

Gartner dhe IDC asnjë shpresë për kompjuterat personal, tregu në rënie që prej 2 vitesh
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)