Garmin prezantoi orën e parë inteligjente luksoze, Felix Chronos

Publikuar më: 26-08-2016

fenix-chronos-familyGarmin sapo ka prezantuar një produkt të ri, bëhet fjalë për një orë inteligjente elegante quajtur Fenix Chronos me të gjitha funksionalitetet e një ore standarte elektronike shoqëruar nga një dizajn tradicional.

Është ora e parë të cilën mund ta mbani edhe në palestër por edhe në një mbrëmje mes miqsh. Kushton 1,499 doollar dhe për këtë çmim do të përfitoni një altimetër, barometër, kompas si dhe nj sistem gjurmimi.

Ora mund të ndërlidhet me telefonin tuaj dhe si rezultat përdoruesit do të marrin njoftimet e celularit dhe informacion rreth parashikimit të motit. Falë prezencës së një matësi kardiak, Fenix Chronos shndërrohet në zëvendësuesin e duhur të orëve të mërzitshme të shëndetit. (PCWorld Albanian)

Garmin prezantoi orën e parë inteligjente luksoze, Felix Chronos
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)