Galaxy S7 me ekran 5.7 inç shfaqet në databazën e AnTuTu. Fuqizohet nga Snapdragon 820

Publikuar më: 11-09-2015

bgr-samsung-galaxy-s6-12.jpg w=624Ditën e djeshme një produkt i panjohur që mendohet të jetë një smartfon Samsung u shfaq në databazën e AnTuTu fuqizuar nga një proçesor Exynos 8890. Smartfoni kishte emrin e koduar Lucky.

Sipas një raporti, ky smarfon me këtë emër të koduar është pikërisht Galaxy S7. Duke qenë se numri 7 cilësohet nga shumë kultura si numër fati mbase kjo ka qenë arsyeja që Samsung ta emërtojë këtë “Project Lucky”.

Interesant është fakti se po ditën e sotme, smartfoni “Lucky” është shfaqur përsëri në AnTuTu por këtë herë me proçesorin Snapdragon 820. Kjo nuk është risi duke qenë se Galaxy S6 braktisi Snapdragon 810, Samsung njoftoi se do e testonte pasardhësin e tij, Snapdragon 820, pastaj do të vendoste për implementimin e tij ose jo. Modelet me proçesorin e Qualcomm mund të dalin në shitje vetëm në SHBA.

gsmarena_002

Po të flasim pak për prototipin e paraqitur në AnTuTu. Ka ekran 5.7 inç Quad HD, 16 megapiksel kamër të pasme, 5 megapiksel kamër frontale, 4GB RAM dhe 64GB memorje të brendshme. Aktualisht ka të instaluar versionin 5.1.1 të Android Lollipop.

Ne besojmë se versioni final i Galaxy S7-tës do të kalojë në kamer me sensor 20 megapiksel. Gjithashtu presim rikthimin e mbështetjes për kartat microSD. (PCWorld Albanian)

Galaxy S7 me ekran 5.7 inç shfaqet në databazën e AnTuTu. Fuqizohet nga Snapdragon 820
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)