Galaxy S7 gjeneron të ardhura rekord, Samsung i rikthehet fitimit pas dy vitesh

Publikuar më: 10-07-2016

An employee demonstrates a Samsung Electronics Co. Galaxy S7 Edge smartphone at one of the company's promotion booths in Seoul, South Korea, on Sunday, April 24, 2016. Samsung, the biggest maker of smartphones, is scheduled to report first-quarter results on April 28. Photographer: SeongJoon Cho/Bloomberg via Getty Images

Gjigandi korean i elektronikës Samsung njoftoi javën e kaluar se fitimi për tre mujorit e dytë të 2016-tës pritet të shënojë rrijte me 17.4 % krahasuar një vit më parë dhe mund të rezultojë më e larta në dy vite nxitur nga shitjet e Galaxy S7-tës.

Prodhuesi numër një i paisjeve mobile në botë tha se fitimi përgjatë periudhës Prill-Qershor mund të arrijë në 8.5 trilion uon ose 7 miliard dollar. Hera e fundit që Samsung shënonte të tilla shifra rekord fitimi ishte fillimi i 2014-tës ku kompania llogariste një fitim prej 8.5 trilion uon.

Edhe pse Samsung nuk ka ofruar akoma një raport zyrtar lidhur me çështjen, një indikator pozitiv është padyshim rritja e vlerës së aksioneve me 1.7 %. Dhe duke pasur në konsideratë spekulimet e fundit se Apple iPhone do të ngelet pothuajse i pandryshuar edhe këtë vit, Samsung ka shansin më të mirë për të ruajtur këtë ritëm përballe Apple dhe rivalëve të vegjël kinez.

2015-ta ishte një vit për tu harruar nga Samsung ndërsa iPhone 6 thyente rekorde shitjeje dhe Huawei u ngjit në skenë si një lojtar madhor tashmë. Por gjërat filluan të ndryshonin me Galaxy S7-tën produkt i cili pritet të stabilizojë financat për Samsung për herë të parë që prej tre vitesh. (PCWorld Albanian)

Galaxy S7 gjeneron të ardhura rekord, Samsung i rikthehet fitimit pas dy vitesh
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)