Galaxy Note 7 do ti kushtojë Samsung 2.3 miliard dollar

Publikuar më: 12-10-2016

Samsung rivlerësoi pritshmëritë e të ardhurave për tremujorin e tretë të vitit duke djegur kështu plot 2.3 miliard dollar si rezultat i ndalimit të prodhimit të Galaxy Note 7.

Kjo ngjarje e cila mund të jetë një ndër dështimet më të mëdha të sigurisë në industrinë e teknologjisë pritet ti shkaktojë një dhimbje të madhe financiare gjigandit Korean.

Samsung tha se fitimi për tre mujorin Korrik-Shtator ishte në shifrat e 4.7 miliard dollarëve, një rënie e bujshme me 2.3 miliard dollar krahasuar me një vit më parë. Sipas kompanisë kjo rënie reflektohet nga vendimi për të ndaluar përgjithnjë prodhimin e Note 7-tës.

Kjo rënie me 30% nga viti në vit lëkundi besimin e investorëve të cilët janë të shqetësuar për impaktin që do të ketë në të ardhmen e kompanisë dhe brendit. Aksionet e Samsung vijojnë të jenë në tatëpjetë ku ditën e sotme ranë me 0.7% të tjera.

Autoritetet e aviacionit civil dhe kompanitë ajore këshillojnë pasagjerët të mos marrin me vehte një Note 7 me frikën se mund të rrëzojë një aeroplan të tërë. Analistët thanë se dëmi i shkaktuar markës së Samsung mund të jetë i pallogaritshëm sidomos kur bëhet fjalë për të zgjedhur me Android dhe iOS.

Prej vitesh platforma mobile e Google në një farë mënyrë identifikohej me markën e Samsung falë bazës së lartë të konsumatorëve, por me dështimin e Galaxy Note 7-tës, rivalët e tjerë si Google dhe LG janë gati për sulm. (PCWorld Albanian)

Galaxy Note 7 do ti kushtojë Samsung 2.3 miliard dollar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)