Galaxy Note 7 shpërthen në flakë, Samsung vuan

Publikuar më: 01-09-2016

A model poses for photographs with a Galaxy Note 7 new smartphone during its launching ceremony in Seoul, South Korea, August 11, 2016.  REUTERS/Kim Hong-Ji/File Photo

Gjigandi Korean Samsung Electronics tha të mërkurën se porositë për Galaxy Note 7 do të vonohen ndërkohë që firma po zhvillon testime shtesë të kontrollit të cilësisë.

Media lokale thanë se disa përdorues të Galaxy Note 7, i cili doli në shitje në Korenë e Jugut dhe tregjet e tjera gjatë muajit Gusht, kanë raportuar se bateria e telefonit ka shpërthyer.

Problemet e cilësisë, nëse konfirmohen, mund ti japin një goditje të madhe një prej prodhuesve më të shquar në botë të telefonëve inteligjent ndërkohë që firma po mbështetet pikërisht tek Note 7 për mbajtur vrullin e rritjes në pjesën e dytë të këtij viti.

Problemet e prodhimit për ekranet e lakuar për Galaxy S6 Edge rezultuan në shitje zhgënjyese vitin e kaluar, dhe disa investitorë i frikësohen një përsëritjeje nëse Samsung nuk vepron me shpejtësi për plotësuar kërkesën e Note 7.

Samsung Galaxy Note 7 shitet Korenë e Jugut për $887.63. Telefonë të tjerë premium të Samsung që debutuan në Mars, Galaxy S7 dhe S7 edge, kanë pasur sukses të madh dhe ndihmuan të rrisin fitimet në pjesën e parë të 2016.

Kompania nuk ofroi asnjë informacion nëse këto probleme prekin edhe modelet e Note 7 shitur në vende të tjera të botës. Përdorues të ndryshëm publikuan foto dhe video të telefonëve të tyre në flakë. (PCWorld Albanian)

Galaxy Note 7 shpërthen në flakë, Samsung vuan
1 vote, 5.00 avg. rating (92% score)