Galaxy Note 7 objekt batutash nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama

Publikuar më: 23-10-2016

obama-phone-796x419Samsung është përballur me kritika të ashpra dhe tallje pas “momenteve shpërthyese” të Galaxy Note 7-tës dhe më i fundit i cili përqesh titanin Koreano Jugor është vetë presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama.

Gjatë një aktiviteti javën e kaluar në Miami ku Obama foli rreth programit shëndetësor ObamaCare, ai bëri një analogji interesante duke krahasuar programin me një kompani të prodhimit të telefonëve.

“Kur këto kompani nxjerrin në shitje një telefon të ri … dhe ka disa probleme, çfarë bëjnë ata? E rregullojnë!”

“E nëse kapet flakë, atëherë e heqin nga tregu,” tha Obama me një nënqeshje karakteristike.

Samsung është bërë objekt batutash që kur vendosi të ndalojë prodhimin e Galaxy Note 7-tës. Që atëherë kompania është përpjekur të rikthejë besimin tek konsumatorët duke u ofruar mundësi zëvendësimi të telefonëve të tyre.

Dhe kjo nuk është një detyrë e lehtë për kompaninë, të paktën me Presidentin e Shteteve të Bashkuara. (PCWorld Albanian)

Galaxy Note 7 objekt batutash nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)