Galaxy Note 5 mund të paiset me një portë USB Type C dhe bateri 4100 mAh

Publikuar më: 12-06-2015

chrome-for-android-100581897-largeGalaxy Note 5 mund të paiset me një portë USB Type C e cila do të ofrojë transferim super të shpejtë të të dhënave.

Ishte një agjensi lajmesh koreane që dha këtë lajm por që nuk ka aktualisht një provë që e vërteton këtë. Raporti vazhdon më tutje duke pretenduar se Galaxy Note 5 do të ketë ose ekran 2K ose 4K Super AMOLED, proçesor Exynos 7422 dhe bateri 4100 mAh.

Një ekran 4K do të ishte fantastik por një bateri 4100 mAh është gjigandeske. Galaxy Note 4 ishte një smartfon shumë i mirë e cila ngjalli optimizëm tek Samsung pas një Galaxy S5 të dështuar. Data zyrtare e prezantimit të smartfonit mendohet të jetë gjatë konferencës IFA në Shtator. Deri atëherë qëndroni në kontakt me ne për informacionet më të fundit. (PCWorld Albanian)

Galaxy Note 5 mund të paiset me një portë USB Type C dhe bateri 4100 mAh
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)