Galaxy Note 5 dhe S6 Edge Plus: Nuk do të ketë një variant 128 GB

Publikuar më: 18-08-2015

samsung-note-edge

Smartfonët e rinj të Samsung të prezantuar në evenimentin e 13 Gushtit, Galaxy Note 5 dhe S6 Edge Plus do të jenë të disponueshme vetëm në variantet 32 GB dhe 64 GB duke mohuar të gjitha spekulimet për një model 128 GB të mundshëm.

Pasi u shfaq një model 128 GB në uebfaqen e porositjeve të Samsung, një zëdhënës i kompanisë konfirmoi se nuk ka një variant të tillë. E thënë ndryshe, me përjashtimin e kartave microSD në të dy smartfonët, 64 GB është kapaciteti më i lartë i mundshëm që mund të kërkoni.

Një model Galaxy S6 Edge Plus versioni 64 GB kushton 915 dollar. Imagjino sa do të kushtonte një model 128 GB, më shumë se 1000 dollar. Kjo i bën telefonët e Samsung më të kushtueshëm se iPhone. Një iPhone 6 64 GB kushton 749 dollar ndërsa një variant 128 GB kushton 849 dollar.

Samsung po shpreson jo vetëm të konkurrojë Apple përpara debutimit të iPhone 6S në Shtator por ta bëjë këtë duke ofruar çmime më të larta e cila do të rriste fitimet e kompanisë. Për këtë duhet të bindë përdoruesit se ekrani Edge dhe stilolapsi S-Pen ja vlen. (PCWorld Albanian)

Galaxy Note 5 dhe S6 Edge Plus: Nuk do të ketë një variant 128 GB
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)